Kosova
“Shkaku i Kosovës”: Spanja do të bojkotojë samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy nuk do të jetë pjesë e samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të planifikuar në mes të majit, shkruan prestigjiozja spanjolle “El Pais”. Ai nuk dëshiron të jetë në të njëjtën fotografi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Rajoy është i frikësuar se një fotografi e tillë do ngjallte separatizëm te liderët katalonjas, të cilët edhe më tepër do prireshin nga pavarësia. Spanja është një nga pesë vendet e BE, që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sëbashku me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do të vizitojë Madridin të premten për të bindur Rajoy që të mbështesë rrugën europiane të Ballkanit. Kjo pasi edhe katër liderët e vendeve tjera europiane, që nuk e kanë njohur Kosovën, do të jenë pjesë e samitit. Për të bindur Spanjën, BE ka menduar që ta largojë flamurin e Kosovës nga samiti.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











