Kosova
Sarkozy dekorohet me Medaljen Presidenciale të Kosovës
Thaçi ka falënderuar Sarkozyn për kontributin dhënë për pavarësinë e Kosovës si dhe ka kujtuar deklaratën e tij në një shkollë fillore në Paris kur kishte thënë se harta e Evropës do të ndryshojë
Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës, është dekoruar sot nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka falënderuar Sarkozyn për kontributin dhënë për pavarësinë e Kosovës si dhe ka kujtuar deklaratën e tij në një shkollë fillore në Paris kur kishte thënë se harta e Evropës do të ndryshojë.
“Çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshojë dhe pasurohet me një shtet të ri – Republikën e Kosovës. Sot pata nderin që ish-presidentin Sarkozy, që punoi palodhshëm për njohje ndërkombëtare të pavarësisë sonë, ta dekoroj në emër të shtetit dhe të popullit të Kosovës me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kosova ka të ardhme të sigurt me miq nga i tërë spektri politik francez që përgjatë dekadave ishin mbrojtës dhe promovues të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









