Kosova
Reagon edhe Oda Ekonomike për ‘mishin belg’
OEK apelon që kjo çështje urgjentisht të trajtohet në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës, si dhe përmes dialogut publiko-privat
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar pas zbulimit të skandalit të mishit belg, i cili është sjellë në Kosovë i prishur dhe i vjetër deri në 12 vjet.
OEK kërkon që vendimmarrësit të angazhohen për mirëqenien e qytetarëve, duke aprovuar ligje dhe zbatuar politika që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përcjell albinfo.ch.
OEK apelon që kjo çështje urgjentisht të trajtohet në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës, si dhe përmes dialogut publiko-privat.
Që rasti në fjalë të mos mbetet pa përgjegjësi dhe pa adresë, por edhe të mos përsëritet në të ardhmen, Oda propozon edhe disa veprime konkrete që duhen ndërmarrë, ndër to edhe të ju suspendohet licenca për import dhe eksport, të gjithë operatorëve biznesor të përfshirë në këtë rast, dhe akterët të dënohet në bazë të Kodit Penal.
OEK e mirëpret bashkëpunimin me institucionet dhe bizneset në zbatimin e të gjitha veprimeve dhe në të njëjtën kohë “zotohemi për një angazhim të vazhdueshëm në promovimin e vlerave të sektorit privat dhe luftimin e praktikave jo-etike dhe të paligjshme të të bërit biznes”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












