Lifestyle
Këshillat e fundit të Hawkins për njerëzimin dhe botën; ekzistenca, alienët dhe inteligjenca artificiale
Stephen Hawking, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, ishte astrofizikanti më i famshëm britanik i kohëve moderne, një gjeni që ia dedikoi jetën zbulimit të sekreteve të Universit. Puna e tij u përqendrua kryesisht te bërja bashkë e Relativitetit, natyrës së hapësirës dhe kohës, dhe Teorisë Kuantike, si grimcat e vogla në univers lëvizin, për të shpjeguar krijimin e Universit dhe funksionimin e tij.

Universiteti i Cambridge, të hënën në mëngjes publikoi këshillat e fundit të tij ndaj botës, që “Albinfo.ch” ua sjell të plotë në vijim:
-Ai apelonte të gjithë njerëzit që të mos shikojnë poshtë këmbëve, por lartë drejt yjeve. Dhe secili duhet të tentojë të kuptojë, se çfarë shikon. Gjithmonë ka diçka, ku secili mund të ishte i suksesshëm.
Hawking, gjithashtu fliste shpesh për rrezikun intensiv të botës dhe njerëzimit në të ardhmen.
Për çfarë paralajmëronte deri në fund gjeniu i shekullit
– Ndryshimet klimaterike, sulmet nga asteroidët, epidemitë dhe rritja e popullsisë mund ta kthente në të pabanueshme Tokën në 100 vitet e ardhshme. Në maj 2017, Stephen Hawking për një dokumentar të BBC, paralajmëroi njerëzimin se i është kërcënuar ekzistenca. Ai hodhi idenë se njerëzit së shpejti duhet të konolizonin trupat tjerë qiellorë.
– Kontakti me alienët është rrezik. Ai nuk dyshonte në ekzistimin e alienëve, bile shtoi: “Nëse ne do vizitohemi nga jashtëtokësorët, pamja do dukej, mendoj unë, njëlloj si ankorimi i Christopher Columbus në SHBA, që për vendasit nuk shkoi aq mirë.”
– Në 100 vitet e ardhshme kompjuterët me inteligjencën artificiale do na tejkalojnë. Nëse kjo ndodh, duhet të jemi të sigurt që “qëllimet e kompjuterëve na përshtaten me tonat.” Ndryshe duhet të frikësohemi nga e ardhmja, pasi si në filmat nga “Science-Fiction” si “Terminator” në botë do sundojë një kompjuter i madh.
– „Toka në fund do kthehet si Venera: 250 gradë nxehtë dhe shi acidik”. Në 2006 ai paralajmëroi rrezikun më të madh, që ishte “nxehtësia globale.” Kjo mund të çonte, në lirimin e dioksidkarbonit të depozituar në oqeane.
-Ndaloni armatimet me robotë luftarakë për në beteja! Kërcënimi intelegjent, ku përmes disa kritereve mund të vrasin njerëz, mund të bëhet e mundur në pak vite, tha ai gjatë verës 2015.
Cinikët për Hawking do thoshin se librat e tij vërtet ishin bestseller, por librat e tij janë lexuar më së paku.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz