Kosova
Macron do ta vizitojë Kosovën
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, me të cilin ka biseduar për vendet që synojnë integrimin në BE.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Thaçi ka njoftuar ta ketë ftuar Macronin për një vizitë në Kosovë. Këtë ftesë e ka pranuar presidenti francez, por nuk është bërë e ditur koha e vizitës së tij.
“Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE. Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi, përcjell albinfo.ch.
“Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












