Kosova
Ndërroi jetë komandanti i shquar i UÇK-së
Në orët e hershme të mëngjesit së sotëm, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë njëri prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jetullah Çarri.
I njëjti në luftë ishte i njohur me nofkën si komandant “Guri”, shkruan “Indeksonline”.
Çarri ishte pjesë e Batalionit Vëzhgues Diverzant në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ndërkohë, pas luftës në Kosovë i ndjeri ishte i angazhuar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, pas fillimit të luftës në Maqedoni ai ishte bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, respektivisht bashkëluftëtar i Ali Ahmetit.
Ndryshe, vitin e kaluar të ndjerit në mënyrë tragjike i kishte vdekur djali i tij.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













