Shqipëria
Euro vazhdon të bie
Më i dobët në nëntë vitet e fundit
Euro vazhdon të bie në Shqipëri, duke regjistruar shifra rekord të ulëta. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej me 131.83 lekë, rreth 0.07 lekë më pak se fundi javës së kaluar. Euro po luhatet në nivelet më të ulëta të nëntë viteve të fundit.
Akterët kryesorë të tregut tregojnë se monedha e përbashkët evropiane ka tendencë që të humbasë pikë përkundrejt lekut me afrimin e datës së pagesave nga biznesi, shkruajnë mediat shqiptare.
Ata argumentojnë se më afrimin e datës 14, e cila është edhe afati i fundit i pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, euro dobësohet duke qenë se bizneset po thyejnë valutën për të mbyllur detyrimet. Sipas ekspertëve euro do të jetë e dobët deri me datë 20, afati i fundit për pagimin e sigurimeve, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët presin që me afrimin e efekteve sezonale, ardhja e turistëve të huaj dhe fluksi i emigrantëve, euro do të nënçmohet edhe më tej, pavarësisht ecurisë në tregjet ndërkombëtarë.
Megjithatë, monedha e përbashkët evropiane ka ruajtur qëndrueshmërinë e saj në tregjet evropiane. Sipas “Financial Times” euro këmbehej me 1.231 dollarë, 0.02 më pak se niveli më i lartë i tre viteve të fundit.
Një dollar është këmbyer me 107.02 lekë, rreth 0.16 lekë më pak se të premten sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Dollari po luhatet në nivelet më të ulëta që nga 2008-a duke reflektuar edhe nivelin e dobët të monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













