Kosova
SBASHK: Nesër do të ketë grevë tërëditore në të gjitha shkollat
Pavarësisht vërejtjeve nga Këshilli i Prindërve për humbjen e ditëve të mësimit, SBAShK-u kërkon nga prindërit që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës njofton se nesër të gjitha institucionet arsimore do të jenë në grevë njëditore, pra nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore e të mesme dhe universitete.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se greva po përsëritet, pasi qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre. Pavarësisht vërejtjeve nga Këshilli i Prindërve për humbjen e ditëve të mësimit, SBAShK-u kërkon nga prindërit që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë.
“Punëtorët arsimorë të të dyja ndërrimeve do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë”, thuhet në njoftim. Ata shpresojnë se ky veprim i radhës të ndikojë në reflektimin pozitiv e konkret të institucioneve.
“Nëse nuk ndërmerret asgjë përsëri më 13 prill do të jemi të shtyrë të nisim grevën e përgjithshme, në kohë ta pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e plotë të kërkesave tona, duke respektuar Rezolutën e Kongresit 7 të SBASHK-ut, lidhur me veprimet sindikale”, ka thënë Jashari.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












