Kosova
Thaçi e Tahiri: Vrasësit e djemve të familjes Maloku do dalin para drejtësisë
Thaçi ka thënë se ndjen dhimbjen bashkë me familjarët, ndërsa ka shtuar se do të punohet në maksimum që dorasit e kësaj vepre mizore të dalin para drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se institucionet e drejtësisë janë duke bërë maksimumin e tyre për të zbuluar dorasit e vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten në Malishevë.
Ministri Tahiri së bashku me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, kanë qenë për vizitë te familja e të vrarëve në fshatin Plloqicë. Edhe Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë thirrje tek institucionet e drejtësisë që të bëhet e pamundura që dorasit e këtyre vrasjeve të përballen me ligjin.
Thaçi ka thënë se ndjen dhimbjen bashkë me familjarët, ndërsa ka shtuar se do të punohet në maksimum që dorasit e kësaj vepre mizore të dalin para drejtësisë. Dy ditë më herët vëllezërit, Shani dhe Bahri Maloku, u vranë nga disa hajna të cilët ishin futur në shtëpinë e tyre.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












