Uncategorized
“FAZ”: Serbia arkëton para të Kosovës, Kosova ndërkombëtarizoi problemin
Serbia arkëton para, që në fakt i takojnë Kosovës - dhe Kosova zvogëlon furnizimin me energji elektrike. Konflikti tregon sesa larg është Ballkani perëndimor nga një shoqëri vlerash, shkruan Christian Geinitz për prestigjiozen gjermane “FAZ”.
Shkaku i një konflikti politik mes Serbisë dhe Kosovës, prej disa ditësh kishte çuar pas gjithë orët europiane. Këta sahat orientohen me frekuencën e rrjetit të furnizimit me energji elektrike. Ai ka qenë 50 herz, ndërsa gjatë fillimit të këtij vitit ka qenë pak më e vogël – 49.5 herz, e mjaftueshme për të çorientuar orët deri në gjashtë minuta. Në fillim mendohej se orët nuk janë të sakta si pasojë e motit të ftohtë, pasi është shpenzuar shumë më tepër rrymë. Por në fakt rezultoi që konflikti i kahmotshëm në rrjetet elektrike mes Kosovës dhe Serbisë, është shkaktari kryesor i çorientimit të orarit europian, njofton albinfo.ch.
“Pavarësisht se Prishtina është ndarë nga Beogradi, ata akoma kanë një operator të përbashkët të rrymës elektrike. Dhe në vend që ata të tregojnë aftësi suksesi këtu, për ti tregojnë Europës, që sëpaku këtu arrijnë të bashkëpunojnë, ata anasjelltas, po luftojnë njëri-tjetrin: Serbia arkëton para, që në fakt i takojnë Kosovës; Prishtina reagon në atë mënyrë duke zvogëluar furnizimin me energji elektrike për të ndërkombëtarizuar problemin,” shkruan më tej prestigjiozja gjermane.
Në fund “FAZ” shkruan që është mirë kur politikani ndërkombëtarë si Klaus Töpfer do vizitojnë rajonin, por konflikti energjitik mes dy shteteve tregon sesa larg janë vendet ballkanike nga tregu i përbashkët dhe për të qenë pjesë e një shoqërie vlerash.
“Sipas një strategjie të Komisionit të BE, Serbia mund të anëtarësohej në BE brenda shtatë vitesh. Kjo nuk është për t’u uruar, përderisa në rajon sahatët janë aq të ndryshëm nga tonat,” përfundon shkrimi.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










