Bota
Polonia kërkon 685 miliardë euro nga Gjermania
Sipas të dhënave të politikanit nacionalkonservator, këto vlerësime të reja bazohen në përllogaritje të zyrës polake për dëme lufte të vitit 1947, të cilat tani u aktualizuan
Kanë kaluar gati 73 vjet që kur ka marrë fund Lufta e Dytë Botërore, por sërish kanë shpërthyer grindje për dëmshpërblimet e krimeve gjermane të luftës në Poloni.
Deputeti i partisë në pushtet në Poloni “E drejta dhe drejtësia” (PiS), Arkadiusz Mularczyk e llogariti tani vlerën e shkatërrimeve dhe humbjeve të shkaktuara nga gjermanët në 850 miliardë dollarë (685 miliardë euro), shkruan “DW”.
Sipas të dhënave të politikanit nacionalkonservator, këto vlerësime të reja bazohen në përllogaritje të zyrës polake për dëme lufte të vitit 1947, të cilat tani u aktualizuan, përcjell albinfo.ch.
Deputeti i PiS drejton që prej shtatorit një grup parlamentar në Sejm, detyra e të cilit konsiston në bilancin e humbjeve polake në luftë, për t’u ofruar politikanëve argumente për negociata eventuale. Në vitin 1989 – pas fundit të luftës së ftohtë – Polonia dhe Gjermania nisën një proces pajtimi dhe mirëkuptimi. Politikanë të të dyja vendeve bënë përpjekje që ta ndanin politikën aktuale nga e kaluara, pa i harruar krimet nacionalsocialiste.
Kërkesa të reja për reparacionet u paraqitën për herë të parë në vitin 2005 – pas marrjes së pushtetit nga PiS. Por ato nuk patën pasoja, sepse kampit nacionalkonservator iu desh ta dorëzonte shpejt pushtetin. Në verë 2017, shefi i PiS Jaroslaw Kaczynski e vuri sërish në tryezë këtë temë delikate. Ai foli për “humbje gjigante” dhe shpalli një “kundërofensivë historike”. “Polonia nuk ka hequr kurrë dorë nga reparacionet. Ata që mendojnë kështu e kanë gabim”, theksoi Kaczynski.
Qeveria gjermane reagoi në mënyrë refuzuese. Zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer tha se Gjermania e mban politikisht, moralisht dhe financiarisht përgjegjësinë e saj historike, por çështja e reparacioneve është rregulluar tashmë përfundimisht juridikisht dhe politikisht. Shërbimi shkencor i Bundestagut Gjerman e mbështeti këtë pozicion të qeverisë në Berlin. Të gjitha pretendimet për shkak të krimeve gjermane në Luftën e Dytë Botërore e kanë humbur më e vonta më 1990, me përfundimin e Marrëveshjes Dy-plus-Katër, vlefshmërinë e tyre, thuhet në një ekspertizë. Kjo marrëveshje ka fuqinë e një “vije përfundimtare nën çështjen e reparacioneve”. Veç kësaj, qeveria polake hoqi dorë edhe zyrtarisht në vitin 1953 nga kërkesa të tjera për reparacione.
Palën polake këto argumente gjermane nuk e impresionuan. Ekspertë të Parlamentit polak arritën në përfundimin që si juridikisht, ashtu edhe politikisht pretendimet janë të hapura.
Ekspertët polakë i vunë pikëpyetje ligjshmërisë së qeverisë polake, e cila në vitin 1953 ishte nën urdhrat sovjetikë, duke vendosur kundër interesave vetjake, u tha.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










