Gruaja
Loreta, e bukura e diasporës në Gjermani
Loreta Avdyli ka rrëmbyer kurorën si më e bukura në diasporë fundjavën e kaluar, në një konkurs bukurie në Dyseldorf të Gjermanisë
Loreta është një gjimnaziste vetëm 17 vjeçe dhe ka triumfuar në mesin e 20 bukurosheve nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora në spektaklin «Miss Diaspora Germany 2012». Ambasadorja e bukurisë së diasporës tashmë ka trokitur në dyert e artit të bukurisë. Bukuroshja me origjinë nga Gjilani ka marrë ftesa nga producentët të njohur të spektakleve të modës dhe të bukurisë në Kosovë dhe diasporë.Po ashtu Loreta do të përfaqësojë bukurinë e diasporës në një garë tjetër bukurie në “Miss Dyseldorf”, që do të mbahet në muajin shtator, ku edhe pretendon pjesëmarrjen në «Miss Germany».
Të gjitha këto ajo i tregon në këtë intervistë për albinfo.ch:
Nga ana tjetër, producentja e këtij evenimenti në Gjermani,si dhe pronarja e Agjencisë “Noah Entertanimant”, Malbora Gurra, tha se do përkrahin edhe në të ardhmen Loretën në botën e artit të bukurisë.
«Ne duhet të gjithë së bashku të përkrahim Loretën, e cila është në kontratë me agjencinë time «Noah Entertainmant» për të bërë karrierë në Perëndim, por edhe për të mos munguar prezenca e saj në trojet shqiptare», thotë producentja e miss diasporës, Malbora Gurra.
Bukuroshja kosovare e rritur në Gjermani, Loreta Avdyli, rrëfen në këtë intervistë për mundësitë dhe përvojën që mund t’i ofrojë titulli «Miss Diaspora Germany 2012».albinfo.ch : Çka do të thotë për ju të përfaqësoni bukurinë shqiptare në Diasporë? Për çfarë eksperience bëhet fjalë?Loreta Avdyli: Nuk e kam pritur, ka qenë një befasi. Jam gëzuar shumë. Ne fillim kam qenë shumë kureshtare të di se çka më pret, sepse është eksperienca ime e parë. Kam mësuar shumë, sidomos për veten time.
albinfo.ch: Kush është Loreta Avdyli për të gjithë ata që nuk e njohin?Loreta Avdyli: Loreta është një vajzë e lindur në Gjermani në vitin 1994. Këtë vit kam mbaruar vitin e fundit të gjimnazit. Gjatë përgatitjeve kam pasur dhe mbrëmjen e maturës. E dua fushën e modës. Për Loreten gjëja më e rëndësishme është familja.
albinfo.ch: A ke marrë pjesë edhe në ndonjë konkurs tjetër bukurie apo mode?Loreta Avdyli: Jo, ka qenë eksperienca ime e parë! Por, këtë vit do jem shumë e angazhuar dhe jam shumë e lumtur për eksperiencën time të ardhshme.
albinfo.ch: Ku ke planifikuar të kalosh sivjet pushimet?Loreta Avdyli: Sivjet nuk do të kem pushime. Do jem shumë e angazhuar, pasi duhet të përgatitem për „Miss Düsseseldorf“, ku do të më mundësohet pjesëmarrja në „Miss Germany“.
albinfo.ch: Mendoni se tashmë keni hyrë në botën e artit të bukurisë?Loreta Avdyli: Them se po, ndjehem sikur kam qenë gjithmonë këtu. Ndjehem mirë.
albinfo.ch: Loreta dëshiron të ketë një karrierë vetëm si modele, apo ka ndonjë synim tjetër profesional?Loreta Avdyli: Dëshira ime është të jem modele, por më pëlqen edhe moderimi. Kam dëshirë të studioj gazetarinë.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










