Kosova
Së shpejti do tu hiqen disa benificione ish zyrtarëve
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu: " është e papranueshme që përveç ish zyrtarëve personalisht kanë përfitime e privilegje të mëdha edhe familjarët e tyre"
Komisioni për Legjislacion pritet që së shpejti të nisë diskutimet për ndryshimin e pakos ligjore që ka të bëjë me për përfitimet e ish zyrtarëve të shtetit.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka ardhur koha të shkurtohen përfitimet e benificionet e ish zyrtarëve të lartë. Ajo ka thënë se është e papranueshme që përveç ish zyrtarëve personalisht kanë përfitime e privilegje të mëdha edhe familjarët e tyre.
Visar Rushiti nga “Demokracia Plus” që edhe kanë bërë hulumtim për pozitat që kanë dhe nuk kanë përfitime në 7 vende të rajonit përfshirë edhe Kosovën, tha se veç Shqipëria ka një pozitë më shumë se Kosova për përfitime.
Aktualisht në Kosovë përfitime kanë 10 pozita të ish zyrtarëve shtetërorë. Ish presidenti, ish kryetari i Kuvendit, ish kryeministri, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ish Prokurori i Shtetit, ish kryetari i Gjykatës Supreme, ish drejtori i AKI-së ish ministrat, ish zëvendësministrat si dhe ish deputetët.
E-Diaspora
-
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë Sot, Agoni është pjesë e EasyJet Switzerland, duke përfaqësuar një brez të ri profesionistësh shqiptarë që... -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring”
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









