Kosova
Marshi kundër martesave të hershme në Malishevë
Albanë Hoti, Agnesa Jashari, Besart Mataj, Adelina Tërshani dhe Naxhije Bujupi, janë ndryshimtarë të rinj dhe të pasionuar, që u takuan me njëri-tjetrin si pjesëmarrës në Shkollën e Diasporës në Kosovë – SHDK, e cila u mbajt më 11-15 tetor 2017 në Prizren, dhe përfshiu dy komuna, atë të Prizrenit dhe Malishevës.
DSK është një program i hartuar në formën e ‘hackathon’, me qëllim të bashkimit të ndryshimtarëve të rinj dhe profesionistëve, për t’ju prezantuar atyre problemet me të cilat komunitetet lokale përballen në jetën e tyre të përditshme, me pritshmërinë që pasioni dhe energjia pozitive, si dhe profesionalizmi në fushat e tyre përkatëse, do t’i shtyjnë ata të dalin me zgjidhje inovative ndaj këtyre problemeve, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së.
Albanë Hoti, një e re e cila u përfshi në program si ambasadore lokale nga Malisheva, u tërhoqi vëmendjen të gjithëve kur tregoi historinë zemërthyese të shoqes së saj më të mirë, përcjell albinfo.ch.
Ekipi e pa nevojën urgjente për ngritjen e një fushate ndërgjegjësimi dhe vendosi të bashkonte djemtë dhe vajzat e reja, të organizonte shumë aktivitete si trajnime, marshime, të lëvizte çdo gur të mundshëm, të investonte kohën dhe energjitë e tyre me qëllim të vetëm për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e arsimit, barazinë gjinore dhe më së shumti të fuqizojnë vajzat e reja për të ndjekur ëndrrat e tyre, pavarësisht nga normat shoqërore.
Për ironi, u vendos brenda grupit që projekti i tyre të quhet “Autobusi”, duke reflektuar historinë, si dhe ndryshimin që ekipi i tyre po e vë në lëvizje, duke u përpjekur të flasë me zë të lartë, duke deklaruar se vetëm barazia dhe bashkëpunimi do të sjellin ndryshim pozitiv, diçka që ata vetë po vërtetojnë, përmes projektit të tyre shumë të veçantë.
Për këtë sot në Malishevë organizohet një marsh, përmes të cilit synohet ngritja e vetëdijes për luftimin e kësaj dukurie.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












