Bota
Kitara që i hapi rrugë refugjatit sirian në Belgjikë
Basil Khalil mbërriti në Belgjikë si refugjat që kishte ikur nga lufta në Siri në vitin 2012. Ai ka jetuar në Egjipt dhe Turqi, por kitara e tij ka bërë që ai të ketë më shumë shokë.
Ish-mësuesi i muzikës luajti me kitarë në rrugët e Stambollit dhe në kampet e imigrantëve në Serbi, ku u përpoq të ngazëllente personat rreth tij me këngët e tij, përcjell albinfo.ch.
Në Belgjikë ai mori statusin e refugjatit dhe ishte muzika që kapërceu barrierat gjuhësore dhe e ndihmoi atë të bënte miq si Jean Davidtsin, i cili e dëgjoi atë të luante në një kamp belg dhe e ftoi të qëndronte me të dhe gruan e tij për një vit.
Khalil tani jeton me familjen e tij në krahinën belge të Limburgut, ku ai filloi një punë në një kafene.
Bashkëshortja e tij, Entesar, po studion për biznes në qytetin Hasselt, ndërsa fëmijët e tij Taim dhe Rasel janë regjistruar në shkollën lokale. Përmes miqve të tij, Khalil u bashkua me një grup folklorik irlandez që takohet rregullisht për të performuar këngë.
Khalil po ashtu performon muzikë siriane dhe në vitin 2016 mori pjesë në një projekt të quajtur ‘Refugjatët për Refugjatë’, duke luajtur me kitarë me muzikantë nga pjesë të ndryshme të botës. Familja e tij ende ndodhet në Damask, përfshirë nënën dhe ai mban kontakte të rregullta me ta.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









