Kosova
Liderët bëjnë homazhe në Prekaz
Për nder të ditës së dytë të Epopesë së UÇK-së, në kompleksin memorial në Prekaz kanë filluar homazhet nga qytetarë dhe personalitete të jetës politike. Homazhe në Prekaz ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar, përcjell albinfo.ch.
Ai më pas është pritur edhe në kullën e Jasharëve nga kryefamiljari Rifat Jashari.
Kryeministri ka thënë se Prekazi dhe rënia heroike e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, janë moment i kthesës, dhembjes dhe krenarisë.
Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, e po ashtu është pritur nga kryefamiljari Rifat Jashari.
Për nder të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, homazhe te varrezat e familjes Jashari kanë bërë edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se është obligim që përveç t’i nderojë dëshmorët, edhe të punohet për zhvillimin ekonomik.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










