Kosova
Kurti në Kullën e Jasharajve
"Ato tri ditë ishin më shumë se 20 vjet, e këto 20 vjet nuk duken as tri ditë. Lavdi Jasharajve dhe dëshmorëve”, u shpreh Kurti
Me rastin e “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti së bashku me dy deputetët Rexhep Selimi dhe Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Kurti tha se para dy dekadave tre breza të kësaj familje u flijuan për popullin.
Sipas tij, Hamza dhe Ademi bashkë me Zarifen, Hidajeten, Selveten, luftuan dhe u sakrifikuan sepse e deshën lirin dhe tokën më shumë se jetën, përcjell albinfo.ch.
“Epopeja ndodhi midis dy demonstratave të fuqishme në Prishtinë. E mbaj mend se si aq masive ishte demonstrata e 9 marsit dy ditë pas epopesë së UÇK-së saqë edhe policia e Serbisë frikësohej të ndërhynte”, tregoi Kurti.
“Jasharajt e ndryshuan popullin sepse e bashkuan atë. Jemi këtu në Prekazin historik. Ato tri ditë ishin më shumë se 20 vjet, e këto 20 vjet nuk duken as tri ditë. Lavdi Jasharajve dhe dëshmorëve”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












