Kosova
Nxënësi ther mësuesin me thikë
Një nxënës i klasës së 10 në Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” në Pejë ka qëlluar me thikë mësuesin e tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë së hënës pas një mosmarrëveshje që kishin pasur gjatë orës së mësimit, përcjell albinfo.ch.
Këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se i dyshuari është identifikuar, por policia është në kërkim të tij, për shkak se ai ka ikur nga vendi i ngjarjes pas incidentit.
“Në afërsi të shkollës “Shaban Spahija” në rrugën “Esat Mekuli”, një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë në këmbë. I dyshuari si autor është identifikuar, është i mitur, të dhëna tjera nuk mund të japim për shkak se është i mitur, megjithatë jemi në kërkim të tij për shkak se ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë për mediat vendore.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











