Kosova
Thaçi: Askush nuk mund të vërë veto për të ardhmen e Forcës së Sigurisë
"Ne duam dhe synojmë që forcat e armatosura të bëhen me ndryshime kushtetuese. Forcat e armatosura të Kosovës do të jenë vlerë e përbashkët e të gjithë neve”, ka theksuar ai
“Askush nuk mund të vërë veto për të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse themelimi i ushtrisë së Kosovës është një e drejtë që na takon me Kushtetutë”, ka thënë komandanti suprem i FSK-së, presidenti Hashim Thaçi. Presidenti ka thënë se epopeja e UÇK-së është sublimmim i historisë së vendit për liri dhe pavarësi. Ai ka theksuar se rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka bërë që bota demokratike të vërë në përdorim fuqinë më të madhe ushtarake në botë.
“Duke marrë parasysh përgatitjen tuaj, ju faktikisht po dëshmoni pjekuri dhe aftësi për të ushtruar funksionin tuaj themelor, atë të forcave të armatosura të Kosovës. Edhe pse sot është një ditë festive, nuk mund të themi se marshin tuaj nuk arriti ta përcillte politika. Ne duam dhe synojmë që forcat e armatosura të bëhen me ndryshime kushtetuese. Forcat e armatosura të Kosovës do të jenë vlerë e përbashkët e të gjithë neve”, ka theksuar ai.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.
E Rifat Jashari ka thënë se familja Jashari ndihet krenare me të arriturat e kësaj force. Forca e Sigurisë së Kosovës, në nderim të epopesë, ka mbajtur parakalimin tashmë tradicional në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












