Kosova
Zvicra vazhdon përkrahjen për punësimin e të rinjve në Kosovë
Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), do të vazhdojë përkrahjen për rritjen e punësimit në sektorin privat në Kosovë.
Drejtoresha e Projektit të PPSE-së, të SWISSCONTACT-it në Kosovë, Argjentina Grazhdani, tha se tani kanë lansuar fazën e dytë të projektit që promovon punësimin në sektorit privat mars 2018 nëntor 2021.
“Dy sektorët që do të kenë më shumë vëmendje janë sektori i përpunimit të ushqimit dhe turizmi”, është shprehur në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ajo ka folur për projektet që deri më tani janë përkrahur dhe që kanë mundësuar të hapen vende të reja të punës, përcjell albinfo.ch.
“Në Kosovë ka edhe donatorë të tjerë, ne do të përkrahim deri në nëntor 2021 dhe besojmë se do të hapen dy mijë vend të punës”, tha ajo.
Sipas saj për këtë vit kanë 300 mijë franga për të përkrahur Kosovën.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











