Tematike
Iniciativat dhe zgjedhjet për të cilat votohet sot në kantone dhe komuna
Në garat për Asamblenë e Qytetit të Cyrihut, kandidojnë edhe një numër kandidatësh shqiptarë, ndërsa në ato për ekzekutivin e Winterthurit, për herë të parë është një kandidat shqiptar
Krahas dy inciativave për të cilat do të votohet në rrafshin nacional, sot do të ketë votime dhe zgjedhje në 14 kantone lidhur me iniciativa të ndryshme në nivel kantonesh dhe komunash.
Kështu, në Kantonin Baselland do të votohet për të drejtën e votës dhe të zgjedhjes të të rinjve nga mosha 16 vjeçare. Në Kantonin Vaud qytetarët do të votojnë për sigurimin e detyrueshëm të mjekimit të dhëmbëve, shkruan albinfo.ch. Po u votua, një sigurim i tillë do të ishte një risi për gjithë Zvicrën.
Zgjedhje të përgjithshme sot zhvillohen për parlamentet e kantoneve Glarus dhe Nidwalden e Obwalden. Në Kantonin e Friburgut bëhet zgjedhja e pasuesit të këshilltares (ministres kantonale) nga Partia e Gjelbës, Marie Garnier.
Ndërsa në dy qytetet më të mëdha të Kantonit të Cyrihut, në vetë qytetin e Cyrihut dhe në Winterthur sot bëhet zgjedhja e qeverive të qyteteve dhe e parlamenteve, gjegjësisht asambleve përkatëse.
Në qytetin e Cyrihut kemi një sfidim të shumicës së majtë që tradicionalisht e udhëheq këtë qytet. Kandidati i FDP-së, Fillippo Leuteneger, i cili është edhe aktualisht pjesë e ekzekutivit, kandidon për vendin e kryebashkiakut të metropolit zviceran, post ky të cilin e mban Corine Mauch nga SP-ja.
Në qytetin e Winterthurit është e kundërta: këtu SP-ja e cila para disa viteve e ka humbur postin e kryetarit dhe shumicën në ekzekutiv, provon kthimin e të dyjave, shkruan albinfo.ch. Risi në këtë garë është edhe kandidimi për herë të parë i një kandidati shqiptar për një post në ekzekutiv. Fjala është për Blerim Bunjakun, kandidat i pavarur.
Në garat për Asamblenë e Qytetit të Cyrihut, për njërin nga 125 vendet e saj kandidojnë edhe një numër kandidatësh shqiptarë. Kështu, Përparim Avdili është kandidat i FDP-së. Ai është kryetar i degës së qarkut 9 të qytetit të Cyrihut në kuadër të kësaj partie. Po ashtu kandidatë për asamble janë edhe Sabit Gecaj nga CVP-ja, si dhe Islam Aliaj, Reis Luzhnica dhe Kadire Idrizi nga SP.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










