Maqedonia
Mjekët e Maqedonisë drejt Gjermanisë
Nga Oda e Mjekëve thonë se këto të dhëna janë alarme, ngase me këtë dinamikë të largimit të mjekëve nga vendi, për shtatë vjet Maqedonia do të përballet me probleme serioze sa i përket kuadrit mjekësor
Oda e Mjekëve në Maqedoni ka bërë të ditur se nga 280 mjekë, të cilët gjatë vitit 2017 kanë dhënë provimin për licencën themelore për të ushtruar punën si mjek, 173 prej tyre kanë kërkuar që të largohen nga Maqedonia, për të ushtruar profesionin si mjek në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në Gjermani.
Nga Oda e Mjekëve thonë se këto të dhëna janë alarme, ngase me këtë dinamikë të largimit të mjekëve nga vendi, për shtatë vjet Maqedonia do të përballet me probleme serioze sa i përket kuadrit mjekësor, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
“Pagat janë jashtëzakonisht të ulëta krahasuar me vitet e shkollimit dhe mundin që e japin derisa specializohen në një lëmi të caktuar. Njëherësh, në largimin e mjekëve nga vendi ndikojnë dhe trysnitë që bën politika dhe strukturat e ndryshme shtetërore në punën e mjekëve”, thotë për “Radion Evropa e Lirë”, Ylber Besimi, nënkryetar i Odës së Mjekëve të Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, kryetarja e Shoqatës së mjekëve, të cilët punojnë në sektorin privat, Lilija Çollakova, konsideron se nevojiten reforma thelbësore sa i përket pagesës së mjekëve veçanërisht në mjekësinë primare ngase pagat janë shumë jomotivuese për mjekët e rinj.
Lidhur me këtë ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, ditë më parë ka theksuar se institucioni që drejton, është duke bërë përpjekje maksimale që t’i rrisë pagat e mjekëve dhe personelit mjekësor.
Nga dikasteri i shëndetësisë, kanë bërë të ditur se si fillim planifikohet që pagat e mjekëve të rriten për 5 për qind, ndërkohë që me rebalancin e buxhetit planifikohet të rriten dhe pagesat për kujdestari për të gjithë personelin mjekësor.
Ai ka paralajmëruar se për rikualifikimin e kuadrit mjekësor, do të angazhohen mjekë profesionistë nga vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian.
Por, nga Oda e Mjekëve thonë se mjekët nga Maqedonia me dijen e fituar gjatë shkollimit arrijnë të jenë konkurrues në tregun evropian, mirëpo, sipas tyre, problem paraqet sistemi shëndetësor, i cili është jofunksional dhe i njëjti, për çdo problem fajëson mjekët.
Largimi i mjekëve nga Maqedonia ka bërë që mosha mesatare e mjekëve në Maqedoninë perëndimore të jetë 57 vjet, kurse në Maqedoninë lindore mosha mesatare e mjekëve është 60 vjeç, që del se mjekët janë vetëm dy ose katër vjet para pensionimit.
Mjekët specialistë në institucionet terciare në Maqedoni marrin rreth 30 mijë denarë, përkatësisht 500 euro rrogë. Përderisa mjekët specialistë gjatë një kujdestarie prej 24 orësh marrin maksimum 1 mijë denarë, përkatësisht rreth 15 euro.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













