Kosova
Ministria e jashtme paralajmëron rotacionin e ambasadorëve
“Ministria e Punëve të Jashtme, në mbështetje të kornizës ligjore dhe në koordinim të ngushtë me presidentin dhe kryeministrin (Qeverinë), ka filluar konsultimet në lidhje me procesin e rotacionit të ambasadorëve..."
Ambasadorët e Kosovës do t’i nënshtrohen shumë shpejt një procesi “rokade” dhe nuk përjashtohet mundësia që disa nga ta të mbeten edhe jashtë shërbimit diplomatik.
Një emër i ri tashmë është propozuar për dekretim, shkruan sot Koha Ditore.
Në Qeveri kanë konfirmuar nisjen e këtij procesi.
“Ministria e Punëve të Jashtme, në mbështetje të kornizës ligjore dhe në koordinim të ngushtë me presidentin dhe kryeministrin (Qeverinë), ka filluar konsultimet në lidhje me procesin e rotacionit të ambasadorëve, konsujve të përgjithshëm dhe diplomatëve të tjerë, pasi që një pjesë e madhe e tyre e kanë përmbushur apo edhe tejkaluar mandatin e paraparë me Ligj- 4-vjeçar, ku disa prej tyre kanë shërbyer në dy mandate dhe një pjesë e ambasadorëve të karrierës nuk kanë shërbyer asnjëherë në MPJ”, i ka thënë gazetës Sami Kastrati, udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik.
“Aktualisht nuk është marrë asnjë vendim për kthim, rotacion apo emërim të ambasadorëve të rinj”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












