Kosova
Prezantohet patentë-shoferi me dizajn të ri në Kosovë
“Patentë-shoferët me dizajn të ri sigurojnë efikasitet të përmirësuar, pasi procesi është i shpejtë, transferon të dhënat dhe zgjatë vetëm disa sekonda si dhe është i sigurt dhe i qëndrueshëm”
Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, ka filluar me lëshimin e patentë-shoferëve me dizajn te ri. Ministri Flamur Sefaj tha se patentë-shoferi me dizajn të ri si dhe patentë- shoferi mobil kanë shumë përparësi, pasi që mundësojnë saktësi më të madhe në procedurën e kontrollit të patentë-shoferit.
“Patentë-shoferët me dizajn të ri sigurojnë efikasitet të përmirësuar, pasi procesi është i shpejtë, transferon të dhënat dhe zgjatë vetëm disa sekonda si dhe është i sigurt dhe i qëndrueshëm”, theksoi ndër të tjera ministri Sefaj. Ai theksoi se në kuadër të politikave të MPB-së, është që të ofrojë sa më shumë shërbime cilësore për qytetarët.
Drejtoi i ARC-së, Bekim Hoxha tha se dizajni i ri i patentë-shoferëve ka përfshirë ndryshimet e nevojshme që janë paraparë në përmbajtjen dhe formën e patentë-shoferit të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Patentë-Shofer, Ligjit për Rregullat e Trafikut rrugor dhe direktivave të BE-së.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











