Kosova
Haradinaj arsyetohet për rritjen e pagave
Sipas Haradinajt, nuk mund të rangohet kryeministri bashkë me kryetarin e Këshillit Prokurorial
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në interpelancën për rritjen e pagave ka dhënë sqarimin se përse i ka rritur pagat për kabinetin qeveritar.
Sipas Haradinajt, nuk mund të rangohet kryeministri bashkë me kryetarin e Këshillit Prokurorial, përcjell albinfo.ch.
“Rritja ka mundësuar nivelizimin e pagave. Në listën e renditjes së nivelit të pagave, kryeministri i vendit tuaj është numër 69. Pra, janë 69 zyrtarë tjerë që marrin pagë më të madhe. Është edhe kryetari i Këshillit Prokurorial. Pse është kështu? Në bazë të rangut, kryeministri e ai i Këshillit Prokurorial nuk mund të jenë në numrin 69. E kam pa vlerësimin e AKK-së, të gjithë jemi jopartiak e partiak dhe e kemi parë mënyrën si i kanë argumentuar ato”, ka thënë ai.
Tutje, Haradinaj ka bërë me dije se çfarëdo vendimi që merr Gjykata Kushtetuese, ai do e marrë për bazë.
Sido që të jetë, kryeministri i Kosovës është shprehur se është e habitshme që kryeprokurori të jetë në një radhë me kryeministrin.
“Ky vendim është në Gjykatën Kushtetuese, si e tillë pres përgjigjen e Gjykatës, e kemi pezulluar. Është e habitshme indiferenca që ka ndodhë në të kaluarën, po e lëmë ministrin e kryeministrin, por edhe kryeprokurori është në numër 69, e shiheni në listë si janë pagat tjera, tregon vetvetiu se cili ka qenë orientimi ynë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













