Kosova
Aktakuzë për 10 të dyshuar si pjesëtarë të organizatës “Syri i popullit”
Në aktakuzë thuhet se këta persona, më 15.05.2015, në një shtet evropian, kanë marrë vendim që në mars të vitit 2017, të fillojnë me aksione të kundërligjshme
Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave të dyshuar si pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturit “Avni Rrustema”, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “hakmarrje në ndihmë”, “dhunim”, “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.
Në aktakuzë thuhet se këta persona, më 15.05.2015, në një shtet evropian, kanë marrë vendim që në mars të vitit 2017, të fillojnë me aksione të kundërligjshme, me qëllim që seriozisht të destabilizojnë ose të shkatërrojnë strukturat themelore politike e kushtetuese në Kosovë.
Gjithashtu, sipas PSRK-së, i pandehuri A.Ll. akuzohet se derisa ishte në qendrën e paraburgimit në Lipjan, duke e përdorur kanosjen dhe forcën, e ka kryer veprën penale “dhunim”.
Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë aktvendim për pezullimin e hetimit kundër katër personave, të cilët thuhet se tani kanë qenë të paarritshëm për Prokurorinë. Ndaj 6 personave të tjerë, Prokuroria ka pushuar krejtësisht hetimet në mungesë të provave.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











