X

Na ndiqni:

 Kosova

Sefaj: Interpoli heq politikanët kosovarë nga lista e të kërkuarve

Ministri ka thënë dy ditë pasi janë kthyer nga taki mi në selinë e Interpolit, në Lion, kanë marrë konfirmimin e Interpolit, se kanë aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e Interpolit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka raportuar sot para deputetëve, anëtarë në Komisionin për Punë të Jashtme. Me atë rast  ai ka raportuar edhe për procesin e aplikimit të Kosovës në Interpol.

Gjatë fjalimit të tij ministri Sefaj i ka folur për takimin e që ka pasur me sekretarin gjeneralit të Interpolit në Lion.

Sipas tij, ata i kanë konfirmuar se Kosova nuk ka nevojë të riaplikojë për anëtarësim dhe se Kosova është në agjendën e saj, vetëm se duhet të futet në rendin e ditës, njofton rtklive.com.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se atje kanë kërkuar edhe heqjen dhe eliminimin e emrave të personave nga jeta politike e Kosovës, nga lista e të kërkuarve nga Interpol.

Sipas tij, dy ditë pasi janë kthyer nga ky takim ata edhe kanë marrë konfirmimin e Interpolit, se kanë aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e Interpolit.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë