Kosova
Portreti i Adem Jasharit nëpërmjet 200 mijë gëzhojave të plumbave
Ideatori me këtë vepër synon të thyejë rekordin dhe të hyjë librin e Guinness-it
Për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekaz do të vendoset një mozaik i veçantë.
Është ky portreti i Ademit, i punuar me rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh. E ideatori me këtë vepër synon të thyejë rekordin dhe të hyjë librin e Guinness-it.
Tash e sa vite, 27-vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, Besart Gashi, merret me një art të veçantë, ku përdorë teknika të ndryshme në formimin e portreteve e figurave artistike.
Ashtu sikur punimet e tjera, mozaiku i tij ka përmbajtje nacionale, zakonisht ka gdhendur e skalitur, fytyrat e heronjve kosovarë, për ta vazhduar traditën e tij me figurën e Adem Jasharit, komandantit legjendar, të cilin vitin e kaluar e krijoi me anë të 5 mijë gëzhojave, për ta shumëfishuar atë sivjet me 200 mijë gëzhoja plumbash.
Besarti me këtë krijim synon që të njihet edhe jashtë Kosovës, e synimi i tij shkon deri tek libri i famshëm Guinness, në të cilin pritet që ky i fundit të thyejë rekordin me mozaikun që e ka formatin 5×5, ose 25 metra katror.
“Punoj një lloj të artit të veçantë siç po shihet edhe këtu mozaiku. Për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam marrë iniciativë vullnetarisht, ta punoj një mozaik me përmasa të mëdha dhe shumë të veçanta në botë, i punuar me gëzhoja të plumbave, që ka kuptim të plotë, ka kuptim domethënës. Mozaiku është 5 metra me 5, domethënë 25 metra katror. Deri tash sipas hulumtimeve të mia në internet, është i vetmi në botë me këto përmasa të mëdha”, është shprehur ai për “KosovaPress”.
Ai po bën punë të madhe që çdo gjë të shkojë sipas planit, përcjell albinfo.ch.
“Rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh. Këtë e kam punuar për 28 nëntor të vitit të kaluar, e kam punuar një portet, po këtë logo, këtë mozaik, vetëm me përmasa të vogla, me 5 mijë copë gëzhoja të fishekëve. Sot është dita e 20-të që jam duke punuar, janë duke punuar edhe punëtorët me dy ndërrime, ndodhë që punojmë, po tash erdhi deri tek fundi”, tha ai.
“Edhe punëtorët i kam në mënyrë vullnetare, që kanë shprehë dëshirën të vijnë të më ndihmojnë, i kam vëllezërit, kushërinjtë, domethënë të gjithë jemi angazhuar të punojmë në mënyrë vullnetare. Pas përfundimit, më 5 mars do të vendoset në Prekaz, në Kompleksin Memorial, aty do të ekspozohet, do të qëndrojë tri ditë”, shtoi ai.
Artisti kosovar akoma nuk ka vendosur se ku do transferohet mozaiku i tij pas datës 7 mars, pasi fillimisht pretendon ta realizojë qëllimin e tij, që të jetë në listën e librit Guinness.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












