Kosova
Rrugët e ‘përgjakshme’ të Kosovës
Në muajin janar e deri më 20 shkurt sipas Policisë së Kosovës në mesin e shumë aksidenteve ndodhen edhe tetë të tilla me pasojë vdekjen
Rrugët e Kosovës janë shndërruar në vendin ku po humbin jetën, fëmijë të rritur e të moshuar. Përkundër ndryshimeve ligjore që parashohin gjoba drastike për shoferët e pakujdesshëm jetët që po humbasin në rrugët e vendit janë të shumta.
Në muajin janar e deri më 20 shkurt sipas Policisë së Kosovës në mesin e shumë aksidenteve ndodhen edhe tetë të tilla me pasojë vdekjen, raporton televizioni publik i Kosovës.
Në mesin e këtyre rasteve është edhe ai i vajzës 11 vjeçe, Erëza Berisha nga Gjilani. Ajo ishte duke ecur kur u godit nga një veturë në lëvizje, përcjell albinfo.ch.
Policia konfirmoi rastin derisa tha se shkak i aksidentit ishte mospërshtatja e shpejtësisë nga drejtuesi i automjetit.
Rasti është dërguar në prokurori dhe të dyshuarit i është caktuar 1 muaj paraburgim.
Erëza, fëmija i vetëm në familje duhej të festonte sot ditëlindjen e 11-të.
Ndërkohë, në nivel vendi në muajin janar e shkurt kanë ndodhur tetë aksidente me pasojë vdekjen.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











