Kosova
I sëmuri pret vizë për Gjermani
Arsyeja pse ai ka kërkuar vizën ndërlidhet me problemet e tij shëndetësore. Ai vuan nga një sëmundje e zemrës, për të cilën i është rekomanduar operimi
Ka pesë muaj që Naimi, 30-vjeçar, është duke pritur një përgjigje nga ambasada gjermane në Prishtinë, për t’u pajisur me vizë udhëtimi në këtë shtet.
Arsyeja pse ai ka kërkuar vizën ndërlidhet me problemet e tij shëndetësore. Ai vuan nga një sëmundje e zemrës, për të cilën i është rekomanduar operimi. Një intervenim i tillë, për rastin e Naimit nuk kryhet në Kosovë, andaj ai është i shtrënguar të kërkojë trajtim mjekësor jashtë Kosovës.
Babai i tij 65-vjeçar, Jakupi, tha për Radion Evropa e Lirë teksa priste së bashku me të birin para ambasadës gjermane, se ata po përballen me sfidën e pritjes së gjatë që të pajisen me vizë, përcjell albinfo.ch.
“Ka pesë muaj që presim për vizë. Kërkesën e kemi bërë në ambasadën gjermane. Nuk ka përgjigje. Ka shume parregullsi në ambasada. Erdhëm para ambasadës vetëm të shohim se çka po ndodhë dhe ka shumë njerëz. Në Kosovë nuk mund të kryhet një operacion i tillë i zemrës çfarë djali duhet ta bëjë”, tha Jakupi.
Por, njerëz me halle shëndetësore që presin sikurse Naimi, ka me mijëra.
https://www.evropaelire.org/a/proteste-liberalizimi-i-vizave-/29059088.html
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










