Tematike
Larmia dhe Cyrihu shkojnë bashkë
Tregu i gjelbër ka qenë ambienti që kryetarja e qytetit të Cyrihut, Corine Mauch e ka zgjedhur për t`u folur gazetarëve për integrimin
Gjashtë synime i ka i ka vënë vetes qyteti i Cyrihut në kuadrin e strategjisë së tij për integrimin e të huajve për periudhën 2012-2014.
Këto synime, në shikim të parë abstrakte, i kanë konkretizuar të premten, në një konferencë shtypi, kryetarja e qytetit të Cyrihut, Corine Mauch dhe drejtuesi i zyrës për integrim në këtë qytet, Christoph Meier.
Konferenca po mbahej në një ambient krejt të veçantë: në një kënd të sheshit Helvetiaplatz, nën qiellin e hapur, ndërkohë që aty po zhvillohej tregu i gjelbër i paraditës. Larmia dhe gërshetimi i ngjyrave që vinte nga tregu reflektohej edhe në temën e konferencës, që ishte pak a shumë: qasja ndaj larmisë së kulturave e të prejardhjeve të njerëzve që popullojnë Cyrihun.
6-shja e famshme e synimeve integruese të Cyrihut përbëhet nga: Krijimi i shanseve të barabarta, mundësimi i vetëpërgjegjësisë, kultura e mirëseardhjes, stimulimi i bashkëjetesës së mirë, përgjigja para sfidave dhe pozicionimi aktiv në politikën e integrimit.
Ndërkaq, kryefjala e të dy folësve ka qenë e natyrës statistikore: 60 për qind e banorëve të qytetit të Cyrihut janë me “sfond migrantësh”. Kjo nënkupton se ose ata vetë janë të lindur jashtë Zvicrës, ose njëri nga prindërit e tyre ka ardhur nga jashtë.
Sipas kryetares së Cyrihut, duke u bazuar në këtë fakt dhe në statistikat që tregojnë se më mbi 90% të qytetarëve të Cyrihut jetojnë me kënaqësi në këtë qytet, vijmë në përfundimin se shumëllojshmëria e kulturave vetëm sa i bën mirë Cyrihut. Ajo ka konstatuar se integrimi i të huajve në qytetin më të madh të Zvicrës është një rrëfim i suksesshëm.
Por kjo nuk do të thotë se nuk ka probleme nga të dyja anët. “Ashtu siç ka të huaj në Cyrih që nuk integrohen ose që bien ndesh me ligjin, ka edhe vendës që kanë frikë nga të huajt dhe do të dëshironin të kishte më pak të tillë”.
Por, “suksesi nuk na bie thjesht në prehër”, ka thënë Mauch duke bërë fjalë për përpjekjet që duhen bërë nga të dyja palët për integrim të suksesshëm.
Ajo ka përmendur më tutje angazhimet e institucioneve të qytetit për lehtësimin e integrimit të të huajve, ku hyjnë veç tjerash edhe kurset e gjuhës dhe të integrimit. “Por, integrimi nuk bëhet ne zyra ose në kurse. Ai realizohet në përditshmëri, në terren, në vendin e punës, në shkollë, në lagje etj.”, ka thënë ajo.
Këtij synimi duhet t`i shërbejë, sipas Mauch, edhe informimi i punëdhënësve për nevojën e mësimit të gjuhës nga ana e të huajve në ndërmarrjet ku punojnë. Në këtë drejtim do të ndihmojë edhe një fletëpalosje për “nxitjen e mësimit të gjuhës në vendin e punës” që do të shpërndahet gjatë kësaj vere.
Ndër risitë e prezantuara nga Mauch dhe Meier janë kurset 10-12 javore me informacionet fillestare për Zvicrën dhe gjuhën gjermane të dedikuara për femrat. Por këto kurse ende nuk ka marrë dritën e gjelbër nga këshilli i qytetit.
Christof Meier nga zyra për integrim ka konkretiziuar detyrat që qyteti i Cyrihut i ka shtruar për të përmirësuar integrimin.
Në këtë drejtim Meier ka thënë se shërbimet që i ofron qyteti duhet të jenë të kuptueshme dhe të arritshme për të gjitha shtresat e popullatës, prandaj edhe për të huajt. Për të identifikuar problemet, këshilli (ekzekutivi) i qytetit bën mbledhje të rregullta vjetore të përbashkëta me këshillin ndihmës të të huajve. Po ashtu këshilli takon edhe organizata të huajsh dhe bashkësi religjioze gjithmonë me këtë synim.
Kur deficiti në integrim i komuniteteve të caktuara është mbiproporcional, ndaj problemeve të tilla, qyteti merr qasje “tematike”. Kjo nënkupton që për problemet e caktuara të kërkohet ndihma e profesionistëve dhe njohësve të gjuhës të komunitetit përkatës. Në këtë aspekt, kontributin e tyre e japin seritë e aktiviteteve, çfarë janë organizuar gjatë tri viteve të fundit e që u janë dedikuar komuniteteve të përmendura. Në vitin 2010 ishin tamilët, në vitin 2011 shqiptarët dhe në vitin janë 2012 somalianët, ata për të cilët janë zhvilluar aktivitetet e përmendura.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












