Gruaja
Rita Ora sjell verën me hitin „Hot Right Now“
Hiti editohet në ditën e parë të verës. Në Britaninë e Madhe ai është publikuar në shkurt dhe ka zënë vendin e parë në toplista
Saktësisht në ditën e parë të verës kalendarike, më 22 qershor publikohet singli “Hot Right Now” i Dj Fresh dhe Rita Ora. Rita 21 vjeçare me flokët e saj ngjyrë ari performon hitin e zjarrtë veror, e rrethuar nga valltarë temperamentë, ndërkohë që DJ Fresh ngre lartë pulsin me beat-sat e tij.
Në fakt, në Britaninë e Madhe ky singël është edituar në muajin shkurt dhe kishte kërcyer menjëherë në vendin e parë të toplistave britanike. Videoja muzikore e incizuar nga Ben Newmannë një park në Los Angeles ka pasur deri më tash më shumë se 24 milionë klikime në internet.
Këngëtarja kosovare-britanike Rita Ora, që nga viti 2010 është në marrëveshje me Roc Nation. Siç ka deklaruar, ajo frymëzohet më së shumti nga këngëtarja amerikane Gwen Stefani. Rita, në këngët e saj të deritashme ka gjetur mbështetje edhe nga Beyonce Knowles.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











