Autotech
Një javë para lansimit, kuptohen detajet e Samsung Galaxy S9
Samsungu pritet të prezantojë pajisjet më të reja një ditë para ngjarjes më të rëndësishme të telefonave
Seria Samsung Galaxy S9 do të jetë ylli i vërtetë i Kongresit Mobile World që mbahet në fund të muajit shkurt.
Samsungu pritet të prezantojë pajisjet më të reja një ditë para ngjarjes më të rëndësishme të telefonave.
Me një javë para lansimit, detajet e telefonit tani janë publikuar përmes raportimeve të medieve.
Sipas “WinFuture”, telefoni i ri do të ketë disa specifika interesante me dizajn të veçantë:
Telefonat do të kenë panele të reja me dizajn më ndryshe. Të dy kamerat do të kenë orientime vertikale dhe do të renditen mbi sensorin për gishta. Ekranet do të kenë madhësi 5.8 dhe 6.2-inç, transmeton Albinfo.ch.
Kamera do të jetë veçoria më e fuqishme e pajisjeve. Ato vijnë me variabla të ndryshme. Kamera për ‘selfie’ do të jetë 8 megapikselë, teksa ajo kryesore me 12-MP.
Procesori do të jetë Exynos 9810 për Evropë, ndërsa do të ketë edhe 4 dhe 6 GB RAM. Sa i përket hapësirës së brendshme, do të jetë 64 me opsione deri 256 ose 512.
Kapaciteti i baterisë është prej 3000 mAh deri në 3500.
E zeza, e hirta, vjollcë dhe e kaltër janë ngjyrat e telefonave të rinj të Samsungut.
Pajisja mund të porositet që prej 25 shkurtit, ndërsa në treg del më 8 mars.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











