Kosova
Guinea-Bissau demanton Serbinë, sjell letrën e njohjes në Prishtinë
Ministri i shtetit të Guinea-Bissau Fabien Sagna gjatë ditës së sotme ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi letrën e njohjes së Kosovës nga ky shtet
Shteti i Guinea-Bissaus ka demantuar ministrin serb për Punë të Jashtme, Ivica Daçiq, duke konfirmuar njohjen e Kosovës si shtet. Ministri i shtetit të Guinea-Bissau Fabien Sagna gjatë ditës së sotme ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi letrën e njohjes së Kosovës nga ky shtet, vetëm disa javë pasi Daçiq tha se Guinea ka tërhequr njohjen.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë së presidentit të Guinea-Bissau Fabien Sagna dhe këshilltarin e presidentit, Paulino Cabral. Në këtë takim, ministri i shtetit të Guinea-Bissau Fabien Sagna ia dorëzoi presidentit Thaçi letrën e presidenti të Guinea-Bissau, José Mário Vaz, me të cilën rikonfirmohet njohja e Kosovës nga ky shtet.
Presidenti Thaçi ka falënderuar ata për prezencën e tyre, pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo është dëshmia më e mirë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Guinea-Bissau janë më të forta sesa çdo përpjekje për t’i lënduar ato, thuhet në njoftimin për emdia lëshuar nga Zyra e Presidentit.
“Falënderoj presidentin Vaz, qeverinë tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova do të jetë gjithmonë një shtet mik i juaji dhe synojmë të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin”, ka thënë presidenti kosovar.
Nga ana tjetër, ministri i Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë të presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna në emër të presidentit Vaz, ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









