Kosova
Mbillen 116 fidanë, në shenjë mirënjohjeje për vendet që e kanë njohur Kosovën
116 fidanë janë mbjellë në shenjë mirënjohjeje për të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë së Kosovës. Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të aktiviteteve për dhjetëvjetorin e pavarësisë, në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Albena Resitaj, ka thënë se kanë bërë gati vendet që të mbillen fidanë edhe për vendet e tjera që pritet ta njohin Kosovën, sidomos pesëshja e BE-së.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe disa ambasadorë dhe ministri i Mjedisit i Maqedonisë, Sadulla Duraki. “Kosova është pjesë e Evropës, prandaj nga memoriali në Prekaz u bëjmë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur ta bëjnë atë, ngase Kosova e ka dëshmuar dhe po e dëshmon se është për stabilitet dhe për paqen në rajon dhe këtë nuk mund ta mohojë askush”, ka thënë ajo.
Ky vend që ne sot kemi vendosur të mbjellim fidanë jep mesazhin më të mirë për sakrificën dhe vuajtjen e popullit për liri. Ministri i Mjedisit të Maqedonisë ka thënë se shpreson që këto fidanë të rriten dhe të rrezatojnë për të mirën e njerëzimit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










