Kosova
Homazhe në Prekaz e tek varri i Rugovës
Ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë vlerësuar lartë sakrificën e familjes Jashari
Me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës drejtues të institucioneve dhe partive politike kanë bërë homazhe tek kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz dhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë vlerësuar lartë sakrificën e familjes Jashari.
“Ishim këtu për të nderuar veprën e lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe sakrificën e madhe të familjes Jashari, si dhe për të nderuar të gjithë dëshmorët tjerë që kanë dhanë jetën për të gëzuar lirinë dhe për të festuar sot ketë ditë që e kemi, për të festuar 10 vjetorin pavarësisë”, tha ministri Rrustem Berisha.
Ndërsa anëtarë të Kryesisë të LDK-së, nderuan jetën dhe veprën e Presidentit Rugova. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri tha se figura e Presidentit Rugova, simbolizohet dhe është sinonimi i Pavarësisë që sot ne e gëzojmë këtë ditë.
“LDK-ja sikurse Presidenti Rugova mbeten shtylla më e fortë e Kosovës, LDK mbetet partia e cila ka qëndrimin, stabilitetin dhe përkushtimin e ruajtjes dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës”, tha Beqiri.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










