Kosova
Qeveria miraton aneks marrëveshjen për demarkacionin
Haradinaj tha se tashmë janë krijuar kushtet dhe rrethanat që Kuvendi i Kosovës të jetë unik dhe ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi
Qeveria e Kosovës ka miratuar aneks marrëveshjen e nënshkruar mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanovic, për rishikimin dhe korrektimin e drejtimit të Çakorrit dhe Kullës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se tashmë janë krijuar kushtet dhe rrethanat që Kuvendi i Kosovës të jetë unik dhe ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Në mbledhjen solemne në shënim të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Haradinaj, ka kujtuar të gjithë të rënët nëpër breza për lirinë e Kosovës.
“Kosova e pavarur do të thotë një shtet më shumë në hartën gjeopolitike të Globit, një shtet pretendent për t’u anëtarësuar në OKB, NATO dhe BE si dhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare që i shërbejnë paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve e kombeve”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











