Kosova
Të rinjtë që morën “Të ardhmen” në duart e tyre!
Qëllimi i këtij klubi është që tu mësojë pjesëmarrësve aftësi, teknika, e mënyra të reja të të mësuarit. Këtu do të përfshihen edhe shkenca, muzika, letërsia e animacioni etj.
Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, tanimë e ka një klub në kuadër të saj, ku të rinjtë mund të mblidhen dhe të angazohen për çështjet të cilat ata i proekupojnë, si mungesa e aktiviteteve jashtë-mësimore, mungesa e trajnimeve etj.
Gresa Toplana, Syzana Kajtazaj, Mirel Meta, Leutrim Himaj, Armend Makolli, dhe Lorik Rama, janë antarët e ekipit “The Future” (E ardhmja) të cilët ideuan klubin “Girls and Boys Club”(Klubi Vajzave dhe Djemve) që do të operojë në këtë shkollë dhe që synon të përhapet edhe në shkolla të tjera nëpër Kosovë. Ky klub do të shërbejë për organizimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve të ndryshme, që për qellim kanë fuqizimin e rinisë së Malishevës dhe zhvillmin personalhe profesional të të rinjve të kësaj komune.
Fakti se sistemi formal i edukimit ofron shumë pak aktivitete jashtëmësimore për nxënësit, nuk i ndaloi këta të rinj që nëpërmjet këtij klubi të ofrojnë atë që vet atyre u mungon përbrenda orarit mësimor.
Qëllimi i këtij klubi është që tu mësojë pjesëmarrësve aftësi, teknika, e mënyra të reja të të mësuarit. Këtu do të përfshihen edhe shkenca, muzika, letërsia e animacioni, apo çfarëdo fushe që atyre mund të ju interesojë. Ideja është që forma jo-formale e mësimit të përdoret për avancimin e këtyre të rinjve.
Këta gjashtë të rinj të cilët ideuan këtë klub u takuan si pjesëmarrës në Shkollën e Diasporës në Kosovë, ku identifikuan disa nga problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë e Kosovës, me fokus në Komunën e Malishevës.
Gjatë Shkollës së Diasporës në Kosovë, duke parë gjendjen në Malishevë, ata u motivuan të bëjnë diçk
a, në mënyrë që rinia e Malishevës të frymëzohet për të bërë ndryshim në komunën e tyre përmes aktiviteteve kreative.
Synimi i grupit The Future (E ardhmja) nga Shkolla e Diasporës në Kosovë është që pas rezultateve pozitive në Malishevë klubi Girls and Boys (Klubi i vajzave dhe djemve) të themelohet edhe nëpër komuna të tjera të Kosovës, me qëllimin që sa më shumë të rinjve tu ofrohet mundësia për ndryshim.
Motivimi dhe puna e tyre përgjatë programit SHDK, i nxori ata fitues të vendit të dytë, dhe grantit prej 5000 eurove, për themelimin dhe implementimin e aktiviteteve të tyre,. Tashmë ky grup ka filluar implementimin e aktiviteteve të para, për të cilat ju mund të mësoni nëpermjet rrjeteve të tyre sociale. https://www.facebook.com/
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












