Kosova
Thaçi sjell sihariqin për demarkacionin, pajtohet Ramush Haradinaj
Presidenti Thaçi tha se ka arritur marrëveshje me presidentin malazias, Vujanoviq për të formuar trupin e përbashkët punues për të korrektuar sektorët në orientim të Çakorrit dhe Kullës. Ramush Haradinaj e përshëndet aneks-marrëveshjen
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i lumtur që është arritur aneksmarrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sipas tij, sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen, ka deklaruar kryeministri i cili edhe ka qenë njeriu që ka kundërshtuar me forcë versionin e vjetër të marrëveshjes së 2015-ës.
“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, ka deklaruar Haradinaj .
“Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë. Urime Kosovë!”, shkruan Ramush Haradinaj.
Ndryshe, pak orë me parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi në një konferencë për media, se ka arritur një marrëveshje me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviqin për të përfunduar çështjen e demarkacionit, duke e rishikuar edhe një herë procesin ekspertët e dy vendeve. Thaçi tha ky është sihariqi më i mirë për 10 vjetorin e pavarësisë.
Sipas presidentit, Kosova ka marrë obligime që i ka nënshkruar qoftë për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e zi.
“Me domosdoshmërinë të lëvizjes sa më të shpejtë të perspektivës evropiane dhe fuqizimit të fqinjësisë së mirë dhe domosdoshmërisë për ratifikim duke vlerësuar dhe vullnetin e mirë të Malit të Zi dua të shpalos para jush që në 48 orët e fundit unë si president dhe presidenti i Malit të Zi nxorëm një deklaratë të përbashkët që i inkurajojmë Kuvendin e Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin. Tani është koha bashkë si spektër politik të veprojmë. Kjo deklaratë është bazuar dhe nisur nga besimi i ndërsjellë dhe duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve dhe duke respektuar strategjinë e Komisionit Evropian”, ka thënë presidenti Thaçi.
Sipas tij, kjo deklaratë e përbashkët e dy presidentëve ka thirrur organet kompetente që të përmbyllet ratifikimi por përmes kanaleve diplomatike të informojmë për zbatimin, citon KP.
“Do të kemi grup të përbashkët që do të punojë në caktimin e vijës kufitare. Që të jetë dhe më i qartë ta lexoj deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga dy presidentët, Kosova do të procesojë në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes”, tha Thaçi.
Sipas tij, Kosova dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra tjetrën pre procedurat për të formuar një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare. Thaçi tha se trupi i përbashkët punues do të rishikojë dhe korrektojë sektorët në orientim të Çakorrit dhe Kullës. Pikërisht këto dy çështje kanë qenë problemi ku nuk ka kaluar marrëveshja e kaluar e demarkacionit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









