Kosova
Presidenti Thaçi: E vërteta për vrasjen e Ivanoviqit do t’i dhembë dikujt
“E vërteta do të dalë, ndonëse dikujt do t’i dhembë”, ka paralajmëruar Thaçi, sipas të cilit, këto janë të dhëna paraprake nga autoritetet hetuese
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se shumë shpejt do të zbulohen vrasësit e politikanit serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq dhe se e vërteta do t’i dhemb dikujt. Në një intervistë për televizionin N1, i pari i Kosovës ka vlerësuar se motivet prapa krimit kanë qenë të natyrës kriminale.
“Hetimi rreth vrasjes së Olliver Ivanoviqit po vazhdon, deri më tani nuk ka indikacione për një rast të motivuar politikisht, por informatat e para sugjerojnë motive kriminale, mafioze. Ne do të bashkëpunojmë me autoritetet serbe, në mënyrë që të marrin informata të duhura”, ka theksuar presidenti kosovar.
“E vërteta do të dalë, ndonëse dikujt do t’i dhembë”, ka paralajmëruar Thaçi, sipas të cilit, këto janë të dhëna paraprake nga autoritetet hetuese.
“Nuk mund të them më shumë, institucionet relevante do t’i japin rezultatet e tyre. Megjithatë, mund të bëhet fjalë për struktura kriminale të lidhura me qarqe të caktuara politike”, ka deklaruar Thaçi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










