Shqipëria
Me dëme prej 530 milionë dollarë, por s’ka kompjuterë në shtëpi
Nëna e Aldo Ymerajt ka treguar për djalin e tij, i cili ditë më parë është arrestuar në Shqipëri, derisa është i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Djali i tij është një nga anëtarët kryesorë të grupit të hakerëve “Infraud”, derisa vlerësohet se ka shkaktuar dëme prej më shumë se 530 milionë dollarë.
Nëna e Aldos, ashtu si i biri nuk pranon ta tregojë identitetin e saj, por kërkon të mbrojë të birin, i arrestuar tashmë dhe nën akuzë, raporton “TCH””.
“Djali im ka një gardërobë me rroba të vjetra, nuk ka rrobe firme. Nëse djali im do të kishte para, nuk do të më linte të punoja jashtë orari”, shprehet nëna e Aldos, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse pa kompjuter, Aldo Ymeraj dhe prindërit e tij, tre ditë më parë, mësuan se 25-vjeçari ishte në kërkim nga amerikanët. Nëna e Aldos thotë se në fillim pyetën në Policinë e Fierit e më pas shkuan në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
“Morëm vendimin ta dërgonim në Ambasadën Amerikane, meqenëse bëhej fjalë për ekstradim, siç kishim dëgjuar dhe lexuar në internet. Në momentin që kemi shkuar në Tiranë, ka ardhur policia e ka ndaluar dhe e ka sjellë në Fier”, thotë nëna e hakerit.
Aldo Ymeraj ishte arrestuar edhe në vitin 2013 për pirateri kibernetike dhe në atë kohë, i ishte kërkuar t’i qëndronte larg kompjuterëve, ndërsa punonte në një shtypshkronje. “Djali im nuk ka pasur kompjuter në shtëpi, që nga viti 2013”.
Aldo Ymeraj pret të dalë në gjykatë ku do paraqitet kërkesa amerikane për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













