Kosova
Shkollat i përgjigjen grevës së SBASHK-ut, Haradinaj premton zgjidhje
Mësimdhënësit në gjithë vendin kanë mbajtur grevë në orën e parë të mësimit, duke kërkuar nga ekzekutivi respektimin e kontratës së nënshkruar gjatë fushatës elektorale.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka vizituar shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, ku tha se ata janë detyruar të mbajë grevën njëorëshe, përcjell albinfo.ch.
Qeveria, sipas tij, nuk mbajti fjalën në raport me punëtorët e arsimit, ndërsa ka paralajmëruar se nëse nuk ka lëvizje, priten protesta të mësimdhënësve. Jashari përgëzoi mësimdhënësit për unitetin dhe tha se shpreson që këto masa të bëjnë që institucionet të këndellen.
Nëse qeveria nuk respekton marrëveshjen, SBASHK-u paralajmëron vazhdim të grevës më 20 shkurt, ku nuk do të mbahen dy orë mësimi.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhme do të takohet me përfaqësuesit e SBASHK-ut për trajtimin e kërkesave që i shtyri mësimdhënësit të mbajnë grevë në orën e parë të mësimit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










