Maqedonia
Vritet një grua shqiptare nga Kumanova në Siri
Deri tani, në betejat në Siri dhe Irak janë vrarë të paktën 15 persona nga Maqedonia
Mediat shqiptare nga Maqedonia kanë raportuar se është vrarë një grua nga Kumanova, e cila ishte pjesë e ISIS-it.
Lajmi i është kumtuar njerëzve të afërm të saj, ndërsa ditëve të fundit u dhanë lajme edhe për vdekjen e dy shqiptarëve të tjerë, si pasojë e luftimeve të ashpra në Siri. Të dy shqiptarët ishin nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Gruaja nga Kumanova para katër viteve ishte arratisur nga shtëpia e saj, ndërsa më vonë gjendet në Siri në radhët e ushtrisë e Shtetit Islamik.
Ajo për katër vjet në rrethana të panjohura ka qëndruar në Siri dhe Irak dhe nuk ishin dhënë lajme rreth fatit të saj.
Më në fund është mësuar edhe lajmi për vdekjen e saj, gjatë luftimeve të fundit të ashpra në territoret, ku SHI-ja po pëson humbje të thellë dhe që ka humbur gati gjithë territorin që deri tani kishte nën kontroll.
Deri tani, në betejat në Siri dhe Irak janë vrarë të paktën 15 persona nga Maqedonia.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












