Kosova
SBASHK: Nxënësit të mos shkojnë të mërkurën në orën e parë
"Këtë apel e bëjmë për hir të sigurisë së nxënësve tanë, ngase mësimdhënësit janë në grevë dhe nxënësit në oborre do të sfidohen nga ndonjë zënkë a rrezik tjetër”, thuhet në apelin e SBASHK-ut
Nxënësve u është kërkuar të mos shkojnë në orën e parë të mësimit të mërkurën. Kërkesën e ka bërë Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, e cila në këtë mënyrë, kërkon nga qeveria respektimin e marrëveshjes së nënshkruar gjatë fushatës në qershor të vitit 2017.
“Nëse gjendja nuk ndryshon, atëherë ju lusim që edhe të martën, më 20 shkurt, nxënësit të mos jenë në shkolla në dy orët e para të të dyja ndërrimeve, por të shkojnë me kohë për ta nisur mësimin në orën e tretë. Këtë apel e bëjmë për hir të sigurisë së nxënësve tanë, ngase mësimdhënësit janë në grevë dhe nxënësit në oborre do të sfidohen nga ndonjë zënkë a rrezik tjetër”, thuhet në apelin e SBASHK-ut.
Por kundër kanë dalë prindërit të cilët thonë se fëmijët e tyre po keqpërdoren.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












