Kosova
Edhe presidenti slloven bën thirrje që të zgjidhet çështja e kufirit me Malin e Zi
"Përgjegjësi e BE-së është që të na hap dyert, mirëpo ne jemi përgjegjës për krijimin e bashkëpunimit. Është një detyrë e vështirë, por në fund njerëzit tanë shpërblehen. Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të arrihet një e ardhme më e mirë”, tha Pahor
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se ashtu sikurse sllovenët edhe kosovarët e kanë themeluar shtetin e pavarur.
“Në këtë aspekt kam ardhur në Kosovë si një mik i shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve dhe si një mik i të gjitha kombësive të tjera që jetojnë në Kosovë. Është tejet e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës që t’i ruaj dhe fuqizoj të drejtat e komuniteteve. Pavarësisht problemeve është në rrugën e saj që t’i përmirësoj marrëdhëniet me fqinjët e saj”, deklaroi Pahor, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se mbështet strategjinë e BE-së për zgjerim. “Është e rëndësishme që të zgjidhen problemet dhe të thellohet bashkëpunimi i përgjithshëm. Po i jap vetes të drejtë që t’iu them vazhdoni dialogun…, jo vetëm për zgjidhjen e problemeve të dy vendeve, por edhe krijimin e një klime të mirë për tërë rajonin, në mënyrë që të bindet BE-ja që edhe këto vende duhet të jenë pjesë e BE-së. Unë në përgjithësi e mbështes strategjinë e BE-së për zgjerimin me vendet e Ballkanit perëndimor dhe kërkesën për zgjidhjen e kufijve me fqinjët”, nënvizoi Pahor.
Ai ka inkurajuar që ta zgjedhin problemin me kufirin me Malin e Zi në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e BE-së.
“Dhe për këtë Sllovenia do t’iu ndihmojë. Përgjegjësi e BE-së është që të na hap dyert, mirëpo ne jemi përgjegjës për krijimin e bashkëpunimit. Është një detyrë e vështirë, por në fund njerëzit tanë shpërblehen. Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të arrihet një e ardhme më e mirë”, tha Pahor.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













