Kosova
Thaçi e Pahor: Raportet bilaterale do të mbesin të shkëlqyera
Dy presidentët, Hashim Thaçi i Kosovës e Bruno Pahor i Sllovenisë, pas takimeve të përbashkët kokë më kokë e vlerësuan lartë bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të dyja vendeve
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot me nderimet më të larta shtetërore, presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor i cili qëndoi për vizitë zyrtare në Kosovë. Pas ceremonisë shtetërore të dy presidentët mbajtën takimin e përbashkët kokë më kokë dhe më pas edhe takimin e përbashkët të të dyja delegacioneve, gjatë të cilit u vlerësua lartë bashkëpunimin i ndërsjellë në mes të dyja vendeve.
Presidenti Thaçi duke vlerësuar lartë raportet bilaterale në mes të Kosovës dhe Sllovenisë, tha se ato kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të shkëlqyera, duke u bërë ftesë investitorëve sllovenë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.
Presidenti kosovar shprehu falënderimin në emër të tij, të institucioneve të Kosovës dhe të popullit të Kosovës presidentit Pahor, për vizitën e tij që po i bënë Republikës së Kosovës, në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kreu i shtetit tha se u jemi shumë mirënjohës institucioneve sllovene dhe popullit slloven për mirëkuptimin që kanë treguar gjithmonë për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Sllovenia është një nga vendet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës. Kosova nuk do ta harroj kurrë këtë fakt, do ta respektojmë dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës për njohjen që i keni bërë Kosovës” tha presidenti Thaçi sipas të cilit “me këtë njohje keni ndihmuar edhe popullin e Kosovës, por edhe paqen, stabilitetin në tërësi në rajonin e Ballkanit perëndimor”.
Presidenti Thaçi duke vlerësuar lartë raportet bilaterale në mes të Kosovës dhe Sllovenisë, tha se ato kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të shkëlqyera, duke u bërë ftesë investitorëve sllovenë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.
“Raportet tona bilaterale kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të mbesin të shkëlqyera. Ne nuk kemi ndonjë çështje të hapur. Ndihem tepër mirë që investitorët sllovenë janë prej më kryesorëve në Republikën e Kosovës, shfrytëzoj rastin edhe njëherë t’i ftoj edhe të tjerët të vijnë. Në Kosovë është krijuar një klimë e mirë, atraktive dhe inkurajuese për investitorët ndërkombëtarë, shembullin më të mirë e kemi atë të sektorit të energjisë kohëve të fundit që u nënshkrua marrëveshja mes institucioneve të Kosovës dhe kompanive amerikane për investime në sektorin e energjisë në Kosovë, që përfshinë një investim prej 1 miliardë e 300 milionë euro, investime këto që do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen zhvillimore të Kosovës”, tha Presidenti Thaçi.
I pari i vendit tha se Kosova është njohur nga 115 shtete, është anëtarësuar në rreth 200 organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe se synimi dhe qëllimi jonë është që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kurse sa i përket çështjes së demarkacionit, presidenti Thaçi tha se ajo problematikë i takon Kosovës, marrëveshja është e drejtë.
“Mes Kosovës dhe Malit të Zi, raportet tona janë të interesit të përbashkët, janë të shkëlqyera, janë strategjike. Po punojmë gjithashtu edhe me Serbinë që t’i implementojmë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel. Gjithashtu edhe gjatë këtij viti të arrijmë marrëveshjen tjetër historike atë përfundimtare që do të nënkuptonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe pajtimin mes dy vendeve tona si parakusht edhe për integrime evropiane”, shtoi presidenti Thaçi
Ndërsa Presidenti Pahor u zotua se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të zhvillohet edhe më tutje, duke ndihmuar njëri-tjetrin në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të kontribuojmë në paqe, siguri, mirëqenie dhe perspektives euroatlantike të këtij rajoni. Ai tha se shtetet tona janë mike, dhe se Sllovenia është një investitor i rëndësim në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












