Kosova
Loja me flamuj në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Shumë qytetarë, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, partinë më të madhe parlamentare në Kosovë, e preferojnë edhe më tutje flamurin kuq e zi para atij shtetëror me hartën e Kosovës dhe me gjashtë yje
Kanë kaluar 10 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, por shumë qytetarë madje edhe parti politike po hezitojnë ta pranojnë flamurin e Kosovës si simbol shtetëror. Shumë nga ata, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, partinë më të madhe parlamentare në Kosovë, e preferojnë edhe më tutje flamurin kuq e zi.
Simbolet e shtetit, himni, flamuri dhe stema, në rrethana normale, janë simbole që unifikojnë dhe mobilizojnë qytetarët e shtetit përkatës, por në Kosovë edhe pas 10 vjetësh të shpalljes së pavarësisë së saj, kjo nuk po ndodhë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në vend.
Publicisti Milazim Krasniqi, profesor në Katedrën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se lidhur me simbolet e shtetit të Kosovës, ende ekziston një konfuzion, sikurse është konfuz edhe pozicioni ideologjik ndër shqiptarët e Kosovës.
Sipas tij, qytetarët ende mbeten të ndarë në dy rryma, njëra që anon kah irredentizmi me iluzionin e bashkimit me Shqipërinë dhe rryma tjetër, ajo e pavarësimit të Kosovës. Rryma e parë, siç thotë profesor Krasniqi, është më agresive në retorikën dhe veprimet e veta dhe në një mënyrë e ka frikësuar rrymën tjetër.
Sipas tij, elitat politike janë fajtorët kryesorë për, siç thotë ai, lojën me simbole.
“Në kushte normale, simbolet, quhen simbole, por do të duhej të ishin mite. Pra, mit me të cilin mobilizohet shteti, qytetarët e një vendi. Kjo te ne nuk ka ndodhur. Them se faji kryesor është i konfuzionit ideologjik, i kalkulimit që bëjnë elitat politike dhe pse jo edhe i arsimit publik. Për gjithë këto vite, arsimi publik nuk e ka një platformë të qartë se si duhet të afirmohen vlerat shtetërore dhe si duhet të bëhet identifikimi i qytetarëve me këtë shtet”.
Sociologu Shemsi Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se simbolet shtetërore të Kosovës, të cilat janë bërë të ditura me shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008, nuk janë pritur me ndonjë emocion të veçantë nga shqiptarët e Kosovës.
Kjo për shkak se, sipas tij, për kohë të gjatë ata kanë pritur të identifikohen në masë të plotë me simbolet kombëtare. “Simbolet shtetërore, në njëfarë mënyre kanë dalë pak si në befasi, sepse qytetarët shtetin e kanë pritur, pavarësinë e kanë pritur, por simbolet e tilla çfarë janë, nuk i kanë pritur”, tha ai.
Por, a kanë arritur vërtetë shqiptarët e Kosovës që t’i definojnë drejtë pikëpamjet emocionale karshi simboleve shtetërore dhe atyre kombëtare, si dhe ndarjen e drejtë të këtyre emocioneve?
Profesor Milazim Krasniqi shpreh mendimin se krijimi i iluzionit se pavarësia e Kosovës është vetëm një fazë drejt bashkimit kombëtar me Shqipërinë, karshi të gjitha parametrave gjeopolitik si dhe vetë kritereve të krijimit të shtetit të Kosovës, të cilat e pamundësojnë një gjë të tillë, fshehin hilenë e qasjes ndaj këtyre simboleve.
“Kjo hileja, me të cilën ne kemi jetuar gjatë, është bërë si mënyrë e të menduarit dhe mënyrë jetese dhe njerëzit, pak a shumë, jetojnë në mënyrë skizofrenike. Kjo ka bërë që të lihen anash jo vetëm simbolet, por edhe përkushtimi emocional dhe qytetar për shtetin e Kosovës. Kjo shkallë kaq e lartë e korrupsionit, e prostitucionit, e formave devijuese të jetës sociale nuk do të ishte e mundur po të kishte një shkallë më të lartë të atdhedashurisë së qytetarëve. Në anën tjetër, po të kishte atdhedashuri të qytetarëve ndaj këtij shteti, ajo do t’i mbante elitat politike që të mos ishin kaq abuzive sa janë tash”, tha ai.
Në anën tjetër, sociologu Shemsi Krasniqi beson se për shkak të traditës më të gjatë të simboleve të identitetit kombëtar, lidhja emocionale e shqiptarëve të Kosovës me to është më e rrënjosur sesa me simbolet e identiteti shtetëror.
Çështja e simboleve shtetërore të Kosovës ka qenë temë debati dhe polemikash në opinion që para shpalljes së pavarësisë së vendit në vitin 2008, por edhe pas saj. Debatet dhe polemikat e tilla vazhdojnë edhe sot, madje edhe ndërmjet politikanëve që përfaqësojnë institucionet e shtetit në nivelin qendror dhe në nivelin lokal.
Ndryshe, në hyrje të qytetit të Prishtinë në shtizën e lartë valëvitet për vite flamurin kuq e zi. Atë e ka vendosur kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, i cili vjen nga Vetëvendosje. Dje ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kërkuar që në hyrje të kryeqytetit për këtë 10 vjetor të vendoset flamuri i Kosovës.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










