Kosova
“Politika” ofron dëshmitë se Strache ka thënë “Kosova është pjesë e Serbisë”
Gazeta beogradase që e ka shkaktuar gjithë këtë rrëmujë, “Politika” ka dalë me versionin origjinal të intervistës duke ngulur këmbë se Strache ka thënë pikërisht ashtu siç është cituar dhe se gazetari nuk ka ndryshuar asgjë në tekstin e publikuar
Deklaratat për Kosovën që nënkancelari austriak Strache i ka dhënë në një intervistë për gazetën serbe “Politika” kanë ngritur me të drejtë shumë pluhur, jo vetëm në Kosovë por edhe në mediet në gjuhën gjermane dhe në veçanti në ato të Austrisë.
Deklarimi i tij se “Kosova, padyshim është pjesë e Serbisë”, i cili dje dhe sot ka qenë kryetitull në shumicën e gazetave në gjuhën gjermane e më gjerë, është përgënjeshtruar pak orë më pas nga zyra e informimit e Straches. Sipas zëdhënësit, nënkancelari nuk i ka dhënë një përgjigje të tillë gazetarit serb por ai e ka manipuluar atë, transmeton albinfo.ch mediet austriake. Ndërkohë edhe zëdhënës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë kanë deklaruar se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Austria është një akt i pakundërshtueshëm dhe se nuk ka ndryshime në politikën austriake në këtë drejtim.
Por ndërkohë gazeta beogradase që e ka shkaktuar gjithë këtë rrëmujë, “Politika” ka dalë me versionin origjinal të intervistës duke ngulur këmbë se Strache ka thënë pikërisht ashtu siç është cituar dhe se gazetari nuk ka ndryshuar asgjë në tekstin e publikuar.
Gazeta prestigjioze austriake “Die Presse” ka publikuar sot versionin origjinal, protokolar të intervistës në fjalë, të përkthyer në gjuhën gjermane. Dhe përgjigjet që Strache u ka dhënë dy pyetjeve më të kontestueshme të gazetarit serb, të përkthyera shqip nga albinfo.ch duken kështu:
Pyetja: Në kohën kur ju dhe FPÖ ishit ende në opozitë, ishit shprehur kundër njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Austria. Tash ju jeni në një koalicion me Partinë Popullore të kancelarit federal Sebastian Kurz. A ka ndryshuar qëndirmi juaj për Kosovën qëkur jeni bërë nënkancelar?
Përgjigja e nënkancelarit Strache: “Kosova është padyshim pjesë e Serbisë. Njohjen e bërë atëbotë nga Austria ne e keimi kritikuar ashpër, por ajo tash natyrisht përbën një fakt dhe sigurisht që nuk mund të ndryshohet më”.
Pyetje: A mendoni se serbët në veri të Kosovës duhet të kenë të drejtën e vetëvendosjes, gjegjësisht të fitojnë statusin e një autonomie, sipas modelit të Tirolit Jugor? Prishtina, natyrisht, i hedh poshtë këto ide.
Përgjigja e nënkancelarit Strache: “Një e drejtë e tillë e vetëvendosjes ose një autonomi, sigurisht do të ishin të dëshirueshme. Por për një gjë të tillë, mjerisht nevojiten me siguri negociata të gjata. Prishtina më duket shumë e paarsyeshme në këtë pikë”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











