Kosova
Vizat në duart e udhëheqësve kosovarë
Që nga muaji maj i vitit 2016 Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë
Për aq kohë sa institucionet e Kosovës do të mund të kryejnë detyrat e tyre, siç është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si dhe rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit, qytetarët e Kosovës do të mund të kenë liberalizimin e vizave, thonë analistë të integrimeve evropiane.
Ata i bëjnë thirrje lidershipit të Kosovës që të mos e humbë rastin që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza gjatë këtij viti, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Që nga muaji maj i vitit 2016 Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë, përcjell albinfo.ch.
Nga ajo kohë, Kosova i kishte vetëm edhe dy kritere: ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të marrë miratimin përfundimtar për liberalizim të vizave.
Por, mosmarrëveshjet e spektrit politik bënë që kjo marrëveshje e demarkacionit të mos ratifikohet ende në Kuvendin e Kosovës.
Javëve të fundit janë shtuar thirrjet e mekanizmave ndërkombëtarë drejtuar liderëve të Kosovës që ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi.
Derisa, mungesa e ratifikimit nga Kosova, ndërlidhet me kundërshtimet e brendshme nga një pjesë e spektrit politik, i cili vlerëson se me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











