Feja
Myslimanët në St. Gallen barazohen me të tjerët
Institucionet kantonale dhe komunale të St. Gallenit e quajnë hap në drejtim të duhur lejimin në parim të varrezave myslimane në kanton
Këtë të martë, Parlamenti i Kantonit të St. Gallenit ka votuar ndryshimet në Ligjin mbi varrezat dhe varrimet. Në këtë kuadër është bërë një hap i rëndësishëm sa i përket sigurimit të hapësirave për varreza të myslimanëve në këtë kanton. Me ligjin e ndryshuar, u mbetet komunave të vendosin nëse do të lejojnë varreza për myslimanët ose jo.
Duke shprehur qëndrimin e institucioneve kantonale lidhur me ndryshimin e fundit, Dr. Anita Dörler, sekretare gjenerale e departamentit të punëve të brendshme në kantonin St. Gallen, thotë për albinfo.ch se ky hap, shikuar nga këndvështrimi i integrimit, është për tu përshëndetur.
“Është një hap drejt barazimit të të drejtave të myslimanëve, në kuptimin që edhe atyre t`u njihen, t`u lejohen, ritet religjioze që lidhen me rastet e vdekjes, ashtu sikur i njihen kishës katolike ose asaj evangjeliste. Ligji krijon një parakusht të rëndësishëm për barazimin e myslimanëve në kanton. Tashti, u takon komunave që ta bëjnë hapin përkatës të barazimit, duke ia përshtatur nevojave lokale”, ka thënë Dörler.
Ndërsa për shanset që komunat të veprojnë në këtë drejtim ajo thotë: “nevoja (për varrezat myslimane) nuk është njësoj e madhe në të gjitha komunat. Sigurisht, më shumë shanse për një gjë të tillë do të kenë qytetet, respektivisht lokalitetet më të mëdha, që kanë përqindje më të lartë të banorëve të besimit islam”.
Edhe përgjegjësi i zyrës për çështje shoqërore dhe integrim në ekzekutivin e qytetit të St. Gallenit, Peter Tobler thotë se ky ligj është “një hap kuptimplotë në drejtim të vendosjes së barazisë së myslimanëve në kanton”.
Ai, në emrin e institucioneve të qytetit të St. Gallenit, më tutje sqaron: “Jetësimi i vendimeve për lejimin e hapësirave për varrezat e myslimanëve, me vendimin e Parlamentit të Kantonit u është lënë në kompetencë komunave. Me këtë, qyteti i St. Gallenit fiton mundësinë për të bërë një zgjidhje për hapësirat e varreve myslimane në kuadrin e varrezave të qytetit”.
Po kështu, bën të ditur Tobler, në qytetin St. Gallen nuk ka ndonjë pengesë në këtë drejtim. “Ekzekutivi i qytetit tonë është shprehur i hapur për varrezat myslimane. Në drejtim, do të kërkohet bashkëpunimi me DIGO” (federata e shoqatave islame të Zvicrës Lindore), përfundon Peter Tobler, nga qeveria e St. Gallenit.
Ndërsa, në vend të përgjigjes së drejtpërdrejtë, përgjegjësja për komunikim me publikun në komunën e Wilit, Martina Lichtensteiger na udhëzon në përgjigjen që kryetari i komunës i kishte dhënë një këshilltari komunal lidhur me çështjen e varrezave të bashkësive jo të krishtera. Në vijim, disa fragmente nga kjo përgjigje:
“Më 2 maj 2011 këshilltari nga CVP, Patrick Bernold kërkonte të informohej lidhur me ndryshimet e kërkuara në Ligjin Kantonal për varrezat dhe varrimin. Sipas përgjigjes së ekzekutivit, si në Wil edhe në Kantonin St. Gallen është në rritje nevoja për varreza të bashkësive fetare dhe në veçanti të asaj myslimane.
Neni i propozuar për ndryshim i ligjit në fjalë u mundëson komunave që, në kuadrin e një rregullimi komunal, të përcaktojnë hapësirat për varreza për bashkësitë fetare. Deri më tash në Wil, janë kërkuar zgjidhje individuale sa i përket kësaj çështjeje.
Për shkakun se edhe në nivel të kantonit të St. Gallenit gjatë kësaj kohe ka qenë në përpunim ndryshimi i ligjit mbi varrezat dhe varrimin, dhe për faktin se zgjidhja duhet bërë në harmoni me rregullimin kantonal, në komunën e Wilit është pezulluar përkohësisht puna në këtë drejtim” ka qenë përgjigja e kryetarit të komunës së Wilit.
Lexoni po ashtu
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










